Bota

Mungojnë pilotët, “American Airlines” anulon qindra fluturime në SHBA

Kompania ajrore amerikane “American Airlines”, ka anuluar qindra fluturime në 48 orët e fundit edhe për shkak të mungesës së pilotëve, pasi industria sheh një rritje të mprehtë të kërkesës drejt niveleve para-pandemisë.

Sipas rrjetit televiziv CNBC, kompania u detyrua të anulonte 180 fluturime, pasi është e përkushtuar të trajnojë të gjithë pilotët që u lanë me leje për shkak të pandemisë. Të shtunën, 123 fluturime ishin anuluar, afërsisht 4% e atyre të planifikuara.

Sipas Administratës së Sigurisë së Transportit, gati 2.1 milionë njerëz, hynë në aeroportet e SHBA-ve të premten, më shumë se 75% e nivelit të regjistruar në të njëjtën ditë në vitin 2019 dhe rreth katër herë më shumë me nivelin e vitit të kaluar.

Moti i keq që goditi qendrat e Aeroportit Ndërkombëtar Charlotte dhe Dallas / Fort Worth në gjysmën e parë të muajit, gjithashtu kontribuoi në vendimin e autoriteteve për anulim të fluturimeve.

Moti i keq pengoi dhjetëra avionë të mbërrinin në aeroporte, shpjegoi një zëdhënës i kompanisë.

Kompania është e angazhuar gjithashtu për të trajnuar të gjithë pilotët të cilët ishin lënë me leje për shkak të pandemisë, si dhe ata që duhet t'i nënshtrohen trajnimit periodik të kërkuar nga ligji.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë