Komisioni Europian ka publikuar sot kontratën me kompaninë farmaceutike AstraZeneca për shkak të mosmarrëveshjeve mbi sasinë e dozave të vaksinës anti- Covid që i takon unionit europian.
Ky vendim erdhi disa orë pasi Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen rriti presionin mbi kompaninë në lidhje me vendimin e saj për të ulur furnizimet në BE.
Kontrata e nënshkruar në gusht përmban”urdhra të detyrueshëm”, tha ajo për radion gjermane dhe bëri thirrje për një shpjegim. Vaksina pritet të miratohet nga rregullatori i ilaçeve i BE më vonë.
Marrëveshja e gushtit ishte për 300 milion doza për Bashkimin Europian që do të dorëzohen pas miratimit të rregullatorit, me një mundësi për 100 milion më shumë më vonë.
Por burimet e BE thonë se ata tani presin të marrin vetëm rreth një të katërtën e 100 milion vaksinave që ata prisnin të merrnin deri në mars, vetëm 35 milion doza.
AstraZeneca thotë se problemet e prodhimit janë në fabrikat e saj në Holandë dhe Belgjikë.
BE vendosi të publikojë kontratën, me marrëveshjen e AstraZeneca, duke u përpjekur që të mbështesë argumentin e saj se kompania po mban zotimet e saj.
Shumë pjesë të kontratës së botuar janë redaktuar, për të mbrojtur informacione të ndjeshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.