Njerez

Mrekulli, një nënë lind binjakë ndërsa ishte në koma si pasojë e Covid

Një punonjëse spitali  lindi binjakë ndërsa ishte në koma si pasojë e Covid-19 dhe lindja e saj u interpretua me plot kuptimin e fjalës si “mrekulli”.

Një punonjëse e reumatologjisë u dërgua në spitalin Queen Elizabeth në Birmingham kur ishte e prekur nga Covid-19 që në muajin Prill dhe u vendos në ventilator në gjendje kome pasi gjendja e saj u përkeqësua.

Mjekët vendosën të lindnin foshnjat me operacion në rast se nëna e tyre nuk do të shërohej.

Ajo bëri lindje të parakohshme ndërsa ishte ende në koma. Kur u zgjua ajo nuk e pa më barkun e saj të fryrë dhe u frikësua shumë mos kishte humbur foshnjat.

“Mbaj mend që u sëmura dhe ambulanca erdhi të më largonte, dhe më pas u futa në koma...Është thjesht një mrekulli”, tha nëna pasi u zgjua. Ngjarja ka ndodhur pak muaj më parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë