Futboll

Mourinjo: Nëse fiton Roma, një shqiptar e çon kupën

Gazeta Si - Pak pas mbërritjes në Tiranë, trajneri i Romës, Zhoze Mourinjo, ka dalë në konferencë shtypi. Ai ka folur për finalen e nesërme me Fejnordin dhe impresionet nga “Air Albania”.

Bashkë me trajnerin portugez dolën në konferencë edhe dy futbollistë, por jo Marash Kumbulla. Mourinjo kishte zgjedhur Pelegrinin dhe Mançinin për këtë konferencë.

“Kjo finale është historike. Por kur mbërrin në finale, duhet të bësh të pamundurën për të shkruar historinë dhe fituar. E shoh skuadrën me përqendrim, tensionin e duhur dhe gëzim. Sepse duhet të kesh gëzim të luash një ndeshje të tillë.

Kam besim se Mkitarian do të luajë, është lojtar me eksperiencë. Pro Roma në Shqipëri? Njerëzit gabohen pak në analyze. Arsyeja e vetme për një ndjesi pro Roma është se ka një lojtar shqiptar aty.

Është logjike dhe normale. Nëse fiton Roma, një shqiptar e çon kupën dhe kjo mendoj se ka një kuptim.

Kam luajtur Superkupën e Europës në Maqedoninë e Veriut dhe ishte e mrekullueshme. E njëjta gjë vlen edhe për Tiranën. Kemi kuptuar shumë shpejt që është një moment i rëndësishëm, e meritojnë si vend rritjen.

Stadiumi është shumë i bukur, më vjen keq që kapaciteti nuk lejon të gëzojnë më shumë tifozë. Jam shumë i lumtur që vij të luaj këtu. Ndeshje të tilla janë të fundit e një sezoni, kur mbërrin në ndeshjen e fundit e gjithë puna është bërë.

Kjo është një finale, deri nesër nuk ka asgjë tjetër në mendjen time. Eksperienca nuk ndihmon, mendoja se mund të ndihmonte por jo. Është njëlloj si në finalen e parë, nuk ka ndryshuar thuajse 20 vite më vonë”, - ka theksuar Mourinjo.

Kumbulla sot në "Air Albania". Gazeta Si, 24 maj 2022

Marashi është një djalë i mirë, një lojtar i mirë. Ka mësuar shumë, por mendoj se vitin tjetër do të jetë 100% me ne. Është një lojtar me një potencial për t’u bërë më i madh”.

Pastaj dhe një koment për Shqipërinë: “Është hera e parë që vij. Është një nga vendet në Europë, që nuk e kam vizituar më parë. Futbolli më ka çuar kudo, por jo në Shqipëri. Më pëlqen të udhëtoj, më pëlqen që erdha këtu.

Nuk e kam vizituar qytetin, por jam i lumtur me aeroportin. Kur luajtëm ndaj Vitese, qëndruam në aeroport dy orë. Këtu ishte gjithçka e lehtë. Fusha është e mirë, stadiumi është shumë i bukur. UEFA mund të kritikohet që nuk ka 50-60 mijë vende, por nuk mund të kritikohet se çon futbollin kudo”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë