Futboll

Mourinho nuk ndryshon, sherr në stërvitje me mbrojtësin

Nuk ka paqe për Jose Mourinhon në Angli. Sipas tabloidit britanik “Daily Mail”, trajneri portugez ka krijuar një “armik” të ri pas atyre në Old Trafford. “Special One” ka patur një debat të ashpër me Danny Rose, të cilin e nuk e aktivizoi në ndeshjen e fundit.

Gjithçka ka ndodhur pas stërvitjes së djeshme, kur lojtari kërkoi llogari te trajneri pse ishte përjashtuar nga ndeshja. Këtu situata ka degraduar dhe është dashur ndërhyrja e pjesëtarëve të stafit teknik për të shmangur agravimin e situatës.

Trajneri portugez kishte deklaruar se Rose kishte një problem fizik, por me sa duket lojtari nuk dëshironte të humbiste ndeshjen. Pas konfliktit, mbrojtësi u urdhërua që të stërvitej i vetëm, në mënyrë që të mos ndikonte në atmosferën e qetë të grupit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë