Njerez

Motrat supermodele Bella dhe Gigi Hadid shijojnë pushimet në Mykonos

Cilin destinacion do zgjidhnin për pushime dy modelet më të kërkuara? Sigurisht që Mykonos-in.

Bella dhe Gigi e kanë mbushur instagram-in me foto nga ishulli grek. “Mornin”, shkroi Gigi në foton e saj të parë nga udhëtimi ku shihej duke pozuar me një palë rroba banje në ngjyrë portokalli nga Danielle Guizio. Në sfond mund të shihej qartë pishina në ngjyrë bojëqielli të pafundme e cila bashkohej me detin në ngjyrë blu të errët.

https://www.instagram.com/p/B0bQFuKndBv/?utm_source=ig_embed

Më vonë, Bella postoi një foto ku mund të shihej vila e tyre e cila dukej si mishërim i një kulture nga epoka e bronzit : strukturë kubike dhe mure të larta në ngjyrë të bardhë.

https://www.instagram.com/p/B0efYLRA6OC/?utm_source=ig_web_copy_link

Por motrat Hadid nuk kanë shkuar vetëm për pushime, ato janë duke festuar gjithashtu ditëlindjen e motrës së tyre më të madhe Alana-s. Në instagram, Alana postoi foto dhe video nga netët e tyre festive, në një video ajo ishte duke festuar ndërkohë që fizhekzjarret shpërthenin dhe në një tjetër shihej afër vendit të DJ-it.

Ato kaluan kohë edhe duke eksporuar qytetin. Bella postoi një foto e ulur në një mur në mes të Caldera-s. Ndërtesat në ngjyrë të bardhë dhe blu dukeshin në sfond.

https://www.instagram.com/p/B0egS0eg9bo/?utm_source=ig_web_copy_link

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë