Bota

Motra e Kim Yong-un, sinjale paqeje mes dy Koreve

Shenjat e paqes mes dy Koreve janë kthyer dhe motra e Kim Yong-un, është rishfaqur në skenë, me një hapje për negociatat.

Këshilltarja më e besuar i Kim-it, Kim Yo-Yong, i është përgjigjur thirrjes së re të presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-in për Deklaratën e Paqes në Gadishull, e cila që nga viti 1953 është ende e vendosur në armëpushimin e Panmunjom dhe për këtë arsye teknikisht në luftë.

Moon e mbrojti kauzën e traktatit të paqes gjatë fjalimit të tij në tribunën e Selisë së OKB-së në Nju Jork. Pentagoni tha se ishte i hapur për diskutim, duke riafirmuar qëllimin për të arritur denuklearizimin e Koresë së Veriut.

Tani Pheniani përgjigjet me Kim Yo-jong, motrën e diktatorit komunist: "Ne jemi të gatshëm të ulemi dhe të diskutojmë ballë për ballë nëse politikat armiqësore ndaj nesh dhe paragjykimet irracionale do të ndalen", tha zonja.

Fjalët e saj nuk zgjidhen kurrë rastësisht. Sidoqoftë, ka pak kohë: në mars 2022, Moon do të largohet nga Shtëpia Blu në Seul, selia e presidencës së Koresë së Jugut, për përfundimin e mandatit të tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë