Motosport

MotoGP/ Marquez 10 me yll në Japoni, spanjolli vendos rekord

Marc Marquez ka triumfuar në garën e Japonisë, duke regjistruar suksesin e 10-të. Me këtë fitore ka kapur edhe Mick Doohan. Në garën e tij të vërtetë, atë për të hyrë në librin e e historisë së së motoçiklizmit, Marc Marquez ka arritur një tjetër rekord. Me suksesin në Motegi, duke dalë përpara Quartararo dhe Dovizioso, Marquez arrin pilotin australian në kuotën e 54 fitoreve. Përpara spanjollit tashmë janë vetëm Agostini (68 fitore) dhe Rossi (89 fitore). Këta dy të fundit kanë filluar të shqetësohen tashmë.

Një garë e sigurt nga ana e pilotit spanjoll, e cili e nisi dhe vazhdoi shumë mirë atë, duke mbajtur prapa Quartararo dhe duke i dhënë Hondës edhe titullin e konstruktorëve. Gjithë gara ishte praktikisht dueli mes Marc dhe Quartararo, me këtë të fundit që është sfidanti kryesor i spanjollit në të ardhmen. Por lufta mes tyre nuk zgjati shumë, sepse Marquez krijoi shkëputjen.

Renditja e garës së Japonisë. Gazeta Si, 20 tetor 2019

Për herë të tretë në katër garat e fundit këta dy pilotë kanë ndarë dy vendet e para. Në vend të tretë ka dalë Dovizioso, i cili u përmirësua në fundin e garës, duke kaluar në finale Vinjales. Rossi nuk arriti ta mbyllte garën. Ai u rrëzua 4 xhiro para fundit, kur mbante vendin e 11-të.

Renditja e përgjithshme e pilotëve. Gazeta Si, 20 tetor 2019

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë