Honda ka shpërndarë një njoftim zyrtar, me anë të të cilit bën me dije se analizat e vizitës së bërë nga Mark Markez më 9 prill kanë dalë mirë. Tetë herë kampioni i botës në MotoGP ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale gëzimin e rikthimit në pistë pas 9 muajsh shumë të vështirë.
Tani mbetet vetëm që pilotin ta shohim fizikisht në pistë në Çmimin e Madh të Portugalisë. Mark Markez është një hap larg rikthimit në Portimao, ku do zhvillohet gara e tretë e kampionatit. “Shihemi javën tjetër në Portimao!”, – ka shkruar ai në rrjetet sociale. Markez duhet të bëjë edhe kontrollin zyrtar nga komisioni mjekësor më 15 prill. Piloti mungon në gara që më 19 korrik 2020, kur u rrëzua në pistën e Jerezit dhe dëmtoi krahun.
ESTOY MUY FELIZ! Ayer pasé visita con los doctores y me dieron luz verde para volver a la competición. Han sido 9 meses difíciles, con momentos de incertidumbres y altibajos, y ahora, por fin, podré volver a disfrutar de mi pasión!
— Marc Márquez (@marcmarquez93) April 10, 2021
Nos vemos la próxima semana en Portimao!! 😁😁✊🏼 pic.twitter.com/Z9Wqn0PEjD
Spanjolli ka bërë një test privat me një Honda MotoGP për të verifikuar forcën e krahut të djathtë, që e ka operuar tri herë pas incidentit të Jerezit. Ai ka kaluar me sukses edhe vizitat mjekësore në spitalin “Ruber Internacional” të Madridit, ndaj dhe është i vendosur për t’u rikthyer. “Markez mund të kthehet në garë, duke marrë përsipër rrezikun për aktivitetin e tij sportiv”, – shkruhet në njoftimin e Hondës.
Nga ana e tij, piloti spanjoll ka shprehur gjithë gëzimin e tij për rikthimin: “Jam shumë i lumtur. Doktorët më kanë dhënë dritën jeshile për t’u kthyer në garë. Kanë qenë 9 muaj të vështirë, me momente pasigurie, por më në fund mund t’i kthehem pasionit tim”, – shkruan 8 herë kampioni i botës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.