Shanset tashmë të pakta për rikthimin e GP të Argjentinës në kalendarin e Moto Gp – anuluar në vitin 2020 për shkak të pandemisë dhe këtë vit u zhvendos në fund të sezonit për një datë të pacaktuar – janë eliminuar pothuajse krejtësisht nga zjarri i dhunshëm që ka përfshirë në orët e fundit pjesën e sipërme të strukturës e cila strehon garazhet, dhomën e shtypit dhe zonën VIP të cirkuitit Termas de Rio Hondo.
Përveç shtrirjes së zjarrit, operacionet për të luftuar flakët u bënë edhe më të vështira nga era e fortë që frynte në Termas. Praktikisht është shkatërruar e gjithë ndërtesa. Zjarrfikësit po punojnë në përpjekje për të shpëtuar mjediset e muzeut kushtuar Juan Manuel Fangio. Një hetim ka filluar për të përcaktuar shkaqet e zjarrit, ndërsa autoritetet lokale kanë konfirmuar mungesën e viktimave ose të plagosurve.
📹 Feroz incendió en el Autódromo Internacional de Termas de Río Hondo, donde trabajan dotaciones de bomberos para controlarlo. pic.twitter.com/fYp3mSPe52
— Campeones (@Campeonesnet) February 6, 2021
Është gati e pamundur në këtë pikë që etapa e Amerikës së Jugut të Kampionatit Botëror, i zhvendosur në fund të kalendarit së bashku me GP të Amerikës, mund të zhvillohet në të vërtetë. Përveç spostimit fillestar nga pranvera në vjeshtë – shkaktuar nga pandemia, që tashmë kishte bërë të “kapërcehej” gara në vitin 2020 – tani duhen bërë llogaritë edhe me dëmet (miliona euro) të shkaktuara nga flakët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.