Motosport

Moto GP, mbyllet sezoni më i pazakontë në histori

Është mbyllur me Çmimin e Madh të Portugalisë ky sezon i MotoGp. Miguel Oliveira arriti të triumfonte në garën e Portugalisë që ishte edhe e fundit për këtë sezon. Piloti portugez i KTM dominoi në garën e shtëpisë së tij që e nisi nga Pole Position dhe nuk e vuri në diskutim për asnjë moment. Menjëherë pasi tij u rendit Jack Miller  ndërkohë që i treti e mbylli piloti i Yamaha Petronas, Franco Morbideli. Ky i fundit siguroi vendin e dytë në kampionatin botëror pasi Alex Rins e mbylli garën vetëm i 15-ti dhe humbi mundësinë për të qenë ai i dyti në tabelën e përgjithshme të klasifikimit.

https://twitter.com/MotoGP/status/1330530543977553921

Kampioni i sapo shpallur i  Botës në klasin Mbretëror Joan Mir u detyrua të tërhiqej në xhiron e 10 për shkak të problemeve në motorin e tij. Ndërkohë që Valentino Rosi e mbylli garën e fundit me Yamahan në vendin e 12-të. Duke nisur nga sezoni i ardhshëm italiani do jetë pjesë e Yamaha Petronas. Dovizioso kishte mundësinë e artë të shpallej kampion, por në fund nuk ia arriti edhe për shkak të problemeve të motorit Ducati. E sotmja ishte gara e fundit me skuderinë italiane për Dovin, e ardhmja e të cilit mbetet për tu parë.

https://twitter.com/ducaticorse/status/1330473719031062528

Kështu, teksa Joan Mir ka triumfuar në nivelin më të lartë, në Moto GP, ka qenë Enea Bastianini ka rrëmbyer kurorën në nivelin e dytë të këtij Botërori, në Moto 2, ashtu sikundër bërë edhe Albert Arenas në nivelin e 3-të, në Moto 3, duke ulur kështu siparin e një sezoni të vështirë e që nuk do të harrohet lehtë. Numri i Çmimeve të Mëdha këtë sezon ishte i kufizuar për shkak të pandemisë. Tashmë pilotët kanë pak kohë për pushim pasi përgatitjet për sezonin e ri do nisin së shpejti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë