Lajme

Moti i keq paralizon Italinë, 5 viktima dhe dëme materiale

Italia është përfshirë nga shirat e rrëmbyer, tornadot dhe erërat e forta, deri në 100 km / h, nga rajoni i Ligurias, në Emilia Romagna, nga Trentino-Alto Adige deri në Campania.

Në Venecia vala e lartë arrinte deri në 149 cm mbi nivelin e detit, duke përmbytur qendrën historike me 70%.

Në Crotone, 4 persona humbën jetën nga një rrëshqitje toke. Erërat kanë qenë të forta, pemët kanë rënë dhe shtypi raporton për viktima: tre në Lazio (dy në Frosinone dhe një në Terracina), një në Napoli dhe një në Savona.

Ndërkohë nga Roma në Milano, shumë përdorues të rrjeteve sociale kanë postuar imazhe të makinave të dëmtuara dhe pemëve të rëna.

Në kryeqytet moti i keq ka shkaktuar rrëzimin e disa pemëve. Në Anguillara, një grua u plagos, ndërsa në një video të postuar në faqen e “Facebook”-ut shihet rrëzimi i një pishe mbi një makinë në zonën Cinecittà. Ndërsa në një tjetër video shihen disa makina të shkatërruara nga rrëzimi i një peme.

Trafiku hekurudhor me shpejtësi të lartë Milano-Bologna është ngadalësuar, pasi kalimi në hekurudhë  është përkeqësuar në veçanti në seksionin Parma-Reggio Emilia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë