Lajme

Moti i keq, mbyllet Porti i Barit

Era e fortë dhe moti i keq ka bërë që të mbyllet Porti i Barit.

2 tragetet e linjës Durrës-Bari janë bllokuar në brigjet e Barit për shkak të erës së fortë dhe nuk kanë mundur të zbarkojnë udhëtarët e mjetet. Po ashtu edhe SuperFast i linjës Igumenicë-Bari nuk është futur në portin që do të qëndrojë mbyllur deri në një urdhër të dytë.

Era e fortë ka bërë që të ndalohet hyrja në port dhe të shkaktojë edhe një situatë të vështirë për pasagjerët.

Tragetet nga Shqipëria dhe Greqia kishin 524 pasagjerë në bord dhe mbi 200 anëtarë të ekuipazhit.

Për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit, sidomos të erës së fortë, Bari ka vendosur të mbyllë edhe parqet, në mënyrë që të parandalojë rreziqet për qytetarët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë