Lajme

Moszbatimi i Protokollit anti Covid-19, penalitete bizneseve turistike

Nëse nuk respektojnë protokollin anti Covid-19, bizneset turistike do të penalizohen.

Qeveria e ka parashikuar penalitetin përmes një akti normativ, ku thuhet se “Nëpërmjet këtij akti normativ parashikohet të penalizohen subjektet që ushtrojnë veprimtari turistike në stacionet e plazhit dhe që nuk respektojnë rregullat dhe protokollet e sigurisë, të nxjerra nga organet kompetente, me dënimin me gjobë 700 000 (shtatëqind) mijë lekë dhe, në rast përsëritjeje, iu  shtohet edhe mbyllja e veprimtarisë nga inspektoratet përgjegjëse, duke synuar kështu të mbrohet shëndeti i turistëve në zonat e plazheve nga infeksioni Covid-19 si edhe mjedisi” .

Relacioni i depozituar në kuvend mban firmën e Ministrit të Brendshëm dhe atij të Shëndetësisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë