Bota

Mosha e madhe e Bidenit, Kamala Harris lëshon sfidën: Gati të shërbej si udhëheqëse

Gazeta Si - Ndërsa frika për moshën e madhe të Joe Biden rritet (81 vjeç), zëvendëspresidentja amerikane Kamala Harris propozon: "Unë jam gati të shërbej si lidere".

Në një intervistë me gazetën “Wall Street Journal”, të dhënë dy ditë para publikimit të raportit të prokurorit special Robert Hur, i cili turpëroi Shtëpinë e Bardhë, në të cilin Biden përkufizohet si "një burrë i moshuar që nuk kujtesë të dobët”, Harris siguroi: "Unë jam gati, pa dyshim. Kushdo që më sheh në punë largohet me vetëdije të plotë për aftësinë time drejtuese”.

Duke pasur parasysh moshën e Biden, të cilën Harris e mbrojti të premten gjatë një ngjarjeje publike duke pretenduar se raporti i Hur është "i motivuar politikisht", muajt e fundit Shtëpia e Bardhë është përpjekur të ringjallë imazhin e zëvendëspresidentit.

Megjithatë, Harris po ecën më keq se Biden në sondazhe dhe vetë presidenti heziton të tërhiqet për t'i lënë vend zëvendëses së tij, e cila konsiderohet e papërshtatshme për detyrën e numrit një të Shtëpisë së Bardhë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë