Lajme

Mosdhënia e kuponit tatimor, penalizohen bizneset

Hetimi tatimor ka penalizuar1422 biznese për moszbatim të ligjit në lidhje me përdorimin e kasave fiskale dhe moslëshim të kuponit tatimor. Vlera në lekë e penalizmit është 45 milionë lekë.

Pikat e tregtimit të karburanit në të gjtihë vendin dhe subjekte të tjera (4170 në numër) që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Tiranë, Fier, Durrës, Elbasan, Korçë, Shkodër, Berat, Lezhë, Gjirokastër, Vlorë, Kukës, Dibër, Sarandë kanë qenë pjesë e kontrolleve të Hetimit Tatimor për muajin tetor.

Nga kontrollet, 18 tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë  kalendarike, për moslëshim kuponi tatimor (hera e dytë).  Gjithashtu janë bllokuar ambientet e 6 tatimpaguesve për shkeljen e mosinstalimit të pajisjes fiskale (hera e dytë);

335 tatimpagues janë konstatuar me shkelje të moslëshimit të kuponit tatimor (hera e parë);

344 tatimpagues janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor;

163 tatimpagues janë penalizuar për mosdeklarim të punonjësve, ndër të cilët 32 janë me përgjegjësi tatimore “biznes i vogël” dhe 131 subjekte me përgjegjësi tatimore “biznes i madh”;

106 tatimpagues janë konstatuar të paregjistruar në organet tatimore, për të cilat është marrë masat e bllokimit, deri në momentin e regjistrimit të tyre si subjekt i TVSH-së;

74 tatimpagues janë konstatuar se nuk kanë pasur të instaluar pajisjet fiskale dhe 81 të tjerë nuk i mbanin në gjendje pune.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë