Moti

Mos u gëzoni me diellin, javën tjetër rikthehet shiu

Vala e parë e të nxehtit nga Saharaja ka pushtuar Ballkanin, duke dhënë impakt edhe në vendin tonë duke sjellë temperatura të larta. Dita e premte dhe e shtune do të jene dhe ditët me të nxehta, ku temperaturat priten të shkojnë deri në 40 gradë celsius në zonën qendrore . Gradualisht fillimi i javës tjetër do të sjelle ndryshime, masat ajrore të nxehta do të tërhiqen gradualisht. Do të afrohen masa ajri më të freskëta të paqëndrueshme, ku priten reshje shiu në zonat malore dhe pjesërsisht në zonën qendrore, më tej mendohet të ketë rënie graduale te temperaturave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë