Njerez

Mos e detyroni Greta Thunberg të bëjë punën tuaj

Greta Thunberg, aktivistja 16 vjeçare për ndryshimet klimatike mbajti një fjalim të fuqishëm i cili u shpërnda me shpejtësi në “United Nations Climate Action Summit” të hënën. “Kjo është e gjitha gabim”, tha ajo duke lotuar. “Unë nuk duhet të isha këtu. Unë duhet të isha në shkollë në anën tjetër të oqeanit. Dhe përsëri ju vini tek ne, njerëzit e rinj për shpresë. Si guxoni! Ju keni vjedhur ëndrrat dhe fëmijërinë time me fjalët tuaja boshe.”

Dhe me të vërtetë, si guxojnë të rriturit të nxjerrin një fëmijë dhe ta përdorin si frymëzim mbi përballimin e ndryshimeve klimatike, kur është puna e tyre? Si mund ta nderojnë atë me komplimente, kur ekzistenca e saj si një lidere e re është prova që të rriturit kanë dështuar në detyrën themelore  për të mbrojtur fëmijët e kësaj shoqërie? Po, Thunberg është një aktiviste e jashtëzakonshme, por nuk e ka për detyrë të jetë. Ajo dhe fëmijët e tjerë nuk duhet të ngrihen, të marshojnë nëpër rrugë dhe të marrin përgjegjësinë e të luftuarit për jetën e tyre.

Ndoshta ajo ç’ka ishte më keq se të rriturit që deklaronin se donin të ishin si Greta, ishin disa të tjerë që i dolën kundër asaj duke e barazuar me veten e tyre. Njëri prej tyre ishte dhe vetë presidenti Trump, babai i 5 fëmijëve, i cili vendosej të tallej me Thunberg në twitter.

https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1176339522113679360

Laura Ingraham, prezantuesja e “Fox News” e cila gjithmonë i shan fëmijët, e krahasoi Greta-n me grupin “Children of the Corn”, nga filmi i cili flet mbi një kult fëmijësh të cilët besonin se çdokush mbi moshën 18 vjeçare duhej të vritej. Normalisht ajo pati shumë kritika, duke përfshirë edhe të vëllain i cili i doli kundër me një postim në twitter.

https://twitter.com/CurtisIngraham1/status/1176340343194669057

Por kjo nuk ishte hera e parë që Greta Thunberg fyhej rëndë në “Fox News”. Në një rast tjetër ku të rriturit sulmonin një fëmijë pasi bëri një kërkesë për të mbrojtur planetin, Michael Knowles e quajti Greta-n “një fëmijë suedez me probleme mendore” pasi ajo u diagnostikua me sindromën Asperger.

https://twitter.com/JordanUhl/status/1176284552387538949

“Fox News” e pa të nevojshme të kërkonte falje, duke thënë në një deklaratë : “Komenti i bërë nga Michael Knowles i cili ishte një i ftuar në emisionin tonë ishte i turpshëm, ne i kërkojmë falje Greta Thunberg dhe teleshikuesve tanë”.

Por sigurisht, për mirë apo për keq, përgjigjja e duhur erdhi nga vetë Greta :

https://twitter.com/laurenegambino/status/1176520361254510599

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë