Financa Personale

Mori subvencion nga shteti 72 mijë lekë, por humbi 167 mijë për një vit, tabela e shpenzimeve të një fermeri për një vit

Deputeti i PD-së, Lefter Gështenja, duke publikuar faturat e shpenzimeve të  një fermeri në Fushë- Studen të Librazhdit tregon se sa pak subvencionohet nga shteti kjo kategori  

“Fermerët janë në borxhe, nuk po mbyllin dot vitin.  Rasti në fjalë është në Fushë Studen të Librazhdit ku më treguan sot llogaritë. Pas këshillimeve të qeverisë, mbolli tokën, 2.4 hektarë grurë.

Qeveria i dha edhe 72 mijë lekë të reja subvencion.

E gjitha puna e një viti i kushtoi 389 200 lekë të reja, por nga shitja e grurit mori vetëm 150 mijë lekë të reja. Në total, humbi 167 200 lekë të reja. Çdo gjë me faturë që i siguroi ndihmën prej 72 mijë lekësh të reja.

Tabela e shpenzimeve te nje fermeri per nje vit per mbjelljen e grurit

A ka skandal më të madh se ky?! Të punosh 1 vit të tërë, e në fund të përfundosh duke shitur bagëtinë ose të marrësh hua të shlyesh traktorin, autokombajnën apo farmacinë bujqësore.

Kjo është Shqipëria reale. Shqiptarët nuk po ia dalin dot, ndërsa qeveritarët ndërtojnë kulla e mbjellin drogë në baza ushtarake...:”, shkruan ai, duke e shoqëruar me tabelën e shpenzimeve për një vit të një fermeri


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë