Drejtësia

Mori ryshfet për tender, SPAK çon për gjykim sekretaren e Përgjithshme të Shëndetësisë, Joana Duro dhe tre të tjerë

SPAK ka mbyllur hetimet në lidhje me Joana Duron, ish-sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë dhe ka dërguar çështjen për gjykim në GJKKO.

Joana Duro akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Gjithashtu, edhe zyrtarja e lartë të shërbimeve publike Laura Sheto, administrator i një kompanie Vladimir Topi dhe inxhinieri i kompanisë, Silvi Sheto akuzohen për të njëjtën vepër penale.

SPAK, njofton se nga aktet e administruara ka rezultuar se e pandehura Joana Duro ka përfituar në mënyrë të parregullt vlerën monetare prej 330.000 (treqind e tridhjetë mijë) mijë lekë për të favorizuar shoqërinë “Dricons” sh.p.k, e cila ka fituar fazën e parë të tenderit të shpallur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për LOT 1.

SPAK thekson se nga hetimi me metoda speciale është dokumentuar fakti i dërgimit të shumës së parave prej 330 000 Lekë nga ana e të pandehurës Laura Shteto tek e pandehura Joana Duro, kjo e fundit me detyrë Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Kjo shumë parash i është dorëzuar të pandehurës Joana Duro në zyrën e saj në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ku dhe është bërë kapja në flagrancë e saj dhe sekuestrimi i kësaj shume monetare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë