Politike

Qeveria i jep vilën qeveritare ‘Bindjes’ pranë shtëpisë së Azem Hajdarit

Qeveria ka marrë një vendim të posaçëm për t’i dhënë një seli partisë më të re politike në vend Bindja Demokratike. Në këtë vendim të publikuar në Fletoren Zyrtare bëhet se ditur se ambienti që i ofrohet pa pegesë është vila qeveritare dhe tani e tutje do të shërbejë si selia e Bindjes Demokratike.
Sipas VKM-së së datës 25 shtator, Qeveria ka vendosur “Dhënien në përdorim, pa shpërblim, nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare te partia “Bindja Demokratike”, si seli, të vilës nr. 1 dhe të palestrës në krah të saj, në bllokun e ish-vilave gjermane, Tiranë, sipas hartës treguese të regjistrimit e genplanit, që i bashkëlidhen këtij vendimi. 2. Partisë “Bindja Demokratike” i ndalohet të ndryshojë destinacionin e pronës së përcaktuar në pikën 1, ta tjetërsojë atë ose t’ua japë në përdorim të tretëve”.
Shpenzimet operative i ngarkohen partisë “Bindja Demokratike” dhe detyrimet e tjera të përcaktohen në kontratën e huapërdorjes, që do të lidhet ndërmjet palëve, në përputhje me kërkesat e ligjit nr. 7850, datë 29.7.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”. Gjithashtu Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare duhet të mundësojë një kalim të tillë.
Bindja Demokratike u krijua pak përpara zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Kryetari i saj, Astrit Patozi fillimisht u përpoq që të afronte demokraten Rudina Hajdari në këtë parti, por ajo u tërhoq. Kësaj lëvizje iu bashku deputeti i dalë nga listat e PD-së, Andi Përmeti. Bindja Demokratike mori pjesë në zgjedhjet lokale, por që nuk arriti të fitonte asnjë nga 61 bashkitë. Partia Demokratike ndërkaq akuzoi Bindja Demokratike se po përdorej nga PS-ja për të shpëtuar mazhorancën, pasi opozita bojkoti procesin e 30 qershorit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë