Lajme

Morgan Stanley blen “E*Trade”, provon fatin me investitorët e vegjël

Morgan Stanley është duke blerë kompaninë “E*Trade” në një marrëveshje prej 13 miliardë dollarësh e cila do të riformatojë bankën e investimeve si dhe do të vendosë një peshë të madhe të fitimeve të kompanisë në duart e njerëzve të zakonshëm që duan të tregtojnë instrumenta financiarë.

Kjo është blerja më e madhe nga një bankë gjigande amerikane që prej krizës së 2008-s.

E*Trade ka në platformën e saj plot 5 milionë klientë me 360 miliardë dollarë në total aksione si dhe i ofron Morgan Stanley tregun e bankës online. “Shefi Ekzekutiv, Michael Pizzi, do të vendoset në drejtimin e firmës si dhe  do të menaxhojë emrin e mirë (brandin) të firmës, ato pak pika të shitjes me pakicë që ka, si dhe fushatat reklamuese”, tha shefi ekzekutiv i Morgan Stanley James Gorman.

James Morgan CEO i Morgan Stanley

E ardhmja e E*Trade është bërë e paqartë që prej nëntorit kur dy kompetitorët e saj kryesorë, kompania Charles Schwab dhe TD Ameritrade Holding anoncuan shkrirjen. Charles Schwab e kishte bërë të qartë sfidën ndaj konkurrentëve të tij në tregun e tregtimit online të instrumentave financiarë duke i ulur tarifat e tregtimit për klientët e zakonshëm në zero. Kjo lëvizje e Schwab dha një goditje të fortë në çmimin e aksioneve të E*Trade si dhe e vuri në pikëpyejte të ardhmen e saj, e veçanërisht me shkrirjen e dy kompanive të mëdha.

Morgan Stanely ka plot 15,500 punonjës që merren me këshillimin e menaxhimit të pasurive të milionerëve dhe vitin e kaluar nxori një program online këshillimi për klientët me më pak të ardhura dhe me më pak jetë financiare të komplikuar. E*Trade do të bëhet pjesë e kësaj fuqie të menaxhimit të pasurisë, e cila do të ketë më shumë se 8 milionë përdorues dhe 3.1 trilionë dollarë sapo marrveshja e blerjes të mbyllet me sukses.

“Ne do të mundim Schwab-in.  Ne do t’a mundim dhe Fidelity”, ka thënë z. Gorman, tashmë në vitin e 10-të si CEO, për një intervistë. “Kjo nuk është thjesht për ndërtimin e një trashëgimie të kompanisë sonë në botën e tregtimit online. Ne do të kryesojmë në këtë treg”, shtoi ai.

E*Trade mori famë në fund të viteve 90 me flluskën e dot.com dhe rekalamat tërheqëse që realizonte gjatë SuperBowl-it. Komisionet në rënie e kanë dëmtuar platformën e brokerimit si dhe interesat e ulta kanë reduktuar të ardhurat që kompania bën falë investimit të depozitave të fjetura të klientëve të saj.

Pas blerjes së E*Trade, Morgan Stanley do të ketë më shumë se 4000 klientë që janë punonjës të korporatave.
FOTO: ANDREW HARRER/BLOOMBERG NEWS

Një prej dimensioneve më të sukseshme të biznesit të saj e që nuk para dihet shumë nga pubiku është menaxhimi i aksioneve që punonjësit fitojnë nga kompanitë e tyre. Këto aksione zakonisht i’u qëndrojnë në llogari të fjetura punonjësve e më pas kur ato aktivizohen, E*Trade i kalon llogaritë e këtyre punonjësve aktive e gati për tregtim online të instrumentave financiarë.

Morgan Stanley ka një biznes mjaft konkurrues, që e zgjeroi duke blerë para një viti Solium, një kompani softuerësh që merret me menaxhimin e aksioneve të punonjësve. Pas blerjes së E*Trade, Morgan Stanley do të ketë më shumë se 4000 klientë, punonjës të kompanive, dhe rreth 580 miliardë USD aksione të zotëruara nga këta punonjës, që shpresojnë se një ditë ata mund të bëhen të pasur.

Blerja, e koduar projekti Shqiponjë (Project Eagle) është më e madhja nga një bankë e Wall Street-it që prej krizës financiare, atëherë kur rregullatorët i lejonin blerjet e nxituara të kompanive të mëdha me pretendimin per të mbajtur stabël sistemin financiar. Pak i kanë testuar këto ujra në Washington që prej asaj kohe.

Por që kjo blerje e fuqishme të vijë nga Morgan Stanley, ngordhalaqja e Wall Street-it gjatë goditjes së krizës financiare e më pas me shumë probleme në bzinesin e saj pas disa vitesh, është testament i riformatimit të kompanisë nën udhëheqjen e Z. Gorman. 61-vjeçari ka menaxhuar të dalë i sukseshëm nga operacionet riskoze të biznesit si dhe të rrisë në mënyrë konsistente veprimtaritë e huasë dhe menaxhimit të pasurive. Të ardhurat e kompanisë kapën një rekord prej 41 miliardë dollarësh vitin e kaluar.

“Tani, ne jemi të fortë në treg dhe i kryejmë marrveshjet nga një pozicion superioriteti”, ka thënë Z. Gorman.

Ai është dukur më triumfues gjatë muajve të fundit e veçanërisht me marrveshjen e blerjes së Soliumit prej 900 milionë dollarësh. Aksionet e Morgan Stanley janë rritur me 40% që prej shtatorit duke i dhënë akoma dhe më shumë vlerë mënyrës së tij të drejtimit të kompanisë.

Z. Gorman është shprehur se ka qënë duke e ndjekur nga afër E*Trade që prej 2002-shit, kur ai ishte drejtues ekzekutiv i Merrill Lynch. Ai tentoi t’a blinte E*Trade në 2007-ën kur i ishte dhënë detyra e përmirësimit të situatës të biznesit të brokerimit në Morgan Stanley, por negociatat dështuan teksa E*Trade e kaloi fokusin në portofolin e saj problematik të huave hipotekore.

Negociata kësaj rradhe nisën në fund të dhjetorit. E të dy shefat ekzekutivë të këtyre kompanive ishin dakort me avantazhet që do vinin si rrjedhojë e kësaj marveshjeje. Çmimi i blerjes së aksioneve të E*Trade nga Morgan Stanley ishte 34% më e lartë se çmimi aktual i aksioneve në bursë përpara blerjes.

Morgan Stanley shpreson ta rikuperojë këtë pagesë premium përmes reduktimit prej 400 milionë USD të kostove të saj si dhe përmes perzencës së E*Trade në ato tregje ku Morgan Stanley është inekzistente.

I gjithë Wall Street-i është në kërkim të ardhurave më të sigurta pas rregullimeve ligjore të ardhura pas krizës financiare. JP Morgan Chase dhe Bank of America po japin bonuse për klientët e tyre të vjetër në mënyrë që klientela t’i qëndrojë besnike ndërsa Goldman Sachs, rivali i përbetuar i Morgan Stanley është duke ndërtuar një bankë online.

Z. Gorman gjer tani po provon të jetë një nga negociatorët më të sukseshëm të kompanive. Blerja e E*Trade pritet të përfundojë gjatë tremujorit të katërt. / WSJ


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë