Futboll

Moratti: Messi nuk është i pamundur, nevojitet një sforco nga ana e Interit

“Messi tek Inter nuk është një ëndërr e ndaluar, por situata aktuale i ka hapur letrat”. Massimo Moratti, njeriu që si president i Inter i dhuroi tifozëve goditjet e merkatos më entuziazmuese të 25 viteve të historisë zikaltër (ai që nga Barcelona solli në Milano kampionë si Ronaldo dhe Eto’o) ka lëshuar ''bombën'', jo si provokim, por si sugjerim i mbështetur nga logjika. E kështu, duke folur për Radio Anch’io lo Sport në Radio Rai, ish-pronari zikaltër (aktualisht “këshilltar” i Suning dhe Steven Zhang) argumenton: “Besoj se nuk është e pamundur, nuk ishte as para kësaj fatkeqësie. Ndërsa tani… Messi është në fund të kontratës e sigurisht që do të ishte një sforco nga ana e shoqërisë për ta sjellë në Milano. Nuk e di nëse situata aktuale e ndryshon pozitivisht apo negativisht këtë operacion, por tani letrat janë të hapura. Nuk duhet të jemi  tepër oportunistë dhe të përfitojmë nga situata, por besoj që në këtë nivel ekziston mundësia për të parë gjëra të çuditshme në fund të vitit”.

Një rikthim, në stilin e plotë Morattian, pas insistimit të katalanasve për ti marrë italianëve Lautaron, duke hipotezuar një shkëmbim të jashtëzakonshëm: “Lautaro është një lojtar fantastik, kujdeset shumë për karrierën e tij dhe në këtë mënyrë është e drejtë që tifozët e duan. Duhet parë nëse nuk do të futet në atë që thashë më parë, të shkëmbehet në një operacion më të rëndësishëm për të arritur tek Messi. Nga ëndrrat e merkatos deri në aktualitetin e një kampionati, që nuk dihet se kur dhe nëse do të jetë në gjendje të fillojë përsëri, ka shumëçka për t’u konfirmuar. Normaliteti është zhdukur në futboll, ndoshta gjithçka ka ndryshuar”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë