Njerez

Monitorimi i barazisë gjinore në media: Vetëm 26% e të ftuarve janë gra

Sipas një raportimi të fundit pjesëmarrja e grave në media ka qenë shumë e ulët. Sipas të dhënave të raportuara nga monitorimi i portalit “Historia Ime” dhe rrjeti i fuqizimit të gruas AWEN-Albania, ka pasur dhjetëra raste shkeljesh të drejtave të grave, raste targetimi seksist, raste abuzimi dhe dhune seksuale, që nuk janë mbuluar në disa emisione të monitoruara në televizionet shqiptare të cilat zënë shumë hapësire televizive. Raporti shkruan se komunitetetet e tjera të margjinalizuara, janë injoruar tërësisht gjatë gjithë periudhës së ngarkuar me debat politik dhe premtime elektorale.
Ndër gjetjet konsistohet se të ftuarat gra ishin të pakta ose ka pasur raste që nuk ka pasur gra të ftuara gjatë gjithë ditëve të transmetimit të emisionit. Ndër gjetjet e rëndësishme të monitorimit është se ka një tendencë për përforcimin e stereotipave për rolet gjinore, që vërehet tek zgjedhja që iu bëhet pjesëmarrësve në emision.
“Gjithsej nga 67 seritë e dy emisioneve të monitoruara për këtë studim, kanë qenë 340 të ftuar. Prej tyre 251 burra dhe 89 gra. E shprehur në përqindje, 74 % e të ftuarave në emisionet e monitoruara kanë qenë burra dhe vetëm 26 %, gra. Pjesëmarrja e grave është më e madhe në ato emisione që konsiderohen se kanë edhe një element argëtimi apo tema sociale. Ka një mungesë të madhe të pjesëmarrjes së grave në emisione që perceptohen se trajtojnë çështje me interes të madh politik dhe shoqëror,” shkruhet në raport.
Sipas gjetjeve është konstatuar se gjatë gjithë periudhës së monitorimit nuk ka pasur asnjë të ftuar i cili të vetë identifikohet si anëtarë i komunitetit LGBTI, apo minoriteteve të tjera në Shqipëri. Të dhënat tregojnë se në televizionet shqiptare vijon të ketë një tendencë për t’i dhënë më shumë hapësirë pjesëmarrësve burrave sesa grave.

Duke analizuar hapësirën televizive për t’u shprehur dhe numrin e pyetjeve si dhe cilësinë e pyetjeve të drejtuara është konstatuar se vihet hapësira mediatike është e burrave. Të dhënat tregojnë se vetëm 15% të rasteve i jepet e drejta për të folur e para një gruaje në emisionet e monitoruara.
“Burrat intervistohen për profesionalizmi, apo përvoja të punës, ndërsa gratë e intervistuara (edhe pse mund të jenë në të njëjtin profesion) pyeten më shumë për rolet e tyre si mama, bashkëshorte apo çështje të tjera që mund të perceptohen si femërore. Vërehet edhe një mungesë e thellë e përfaqësimit të grave dhe zërit të tyre në disa prej temave dhe emisioneve që perceptohen si shumë të fortë dhe në studio ka vetëm burra,” thuhet ë tej në raport.
Me tej ndër gjerat që është vënë re nga monitoruesit është se drejtuesit e emisioneve kanë një tendencë për të bërë një zgjedhje që thekson ndasitë e roleve gjinore. Sipas raportit personazhet gra dhe vajza që vijnë kryesisht nga bota e artit dhe kulturës, pra hapësira të perceptuara si të lidhura me anën ‘femërore’ vihen përballë meshkujve nga profesione ‘më të forta’. Siç thuhet në raport “edhe kur dy personazhe një grua dhe një burrë vijnë nga fusha të ngjashme, mënyra e emërtimit të profesionit të tyre, prapë duket sikur i jep përparësi burrave”.
Raporti konsiston në monitorimin e televizioneve shqiptare për periudhën mars-qershor të këtij viti, ku janë monitoruar në tërësi katër media të rëndësishme televizive, 57 artikuj dhe 67 seri të dy emisioneve. Në raport shkruhet se qëllimi i këtij monitorimi është evidentimi i gjuhës së urrejtjes, asaj diskriminuese dhe seksiste, në median vizive dhe atë online.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë