Plot 12 vite më pare, në një seance të ndjekur live nga miliona njerëz në mbarë globin, Kuvendi i Kosovës shpalli Pavarësinë.
Leximi i deklaratës së Pavarësisë nga kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi emocioni dhe përloti mijëra shqiptarë në mbarë botën.
Pas çlirimit të Kosovës, shpallja e Pavarësisë ishte ngjarja më historike për shqiptërët, të cilët dolën të festonin në rrugë dhe sheshe deri në orët e para të mëngjesit. Më 17 shkurt në çdo cep të Kosovës do të dëgjoheshin këngë të vjetra shqiptare, ndërkohë që në ballkonet e shtëpive vareshin flamuj shqiptarë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.