Rend dhe Ligj

Modelja Oriola Marashi ndalohet për hashash

Çdo ditë policia e kryeqytetit kap dhe shoqëron mesatarisht katër deri në pesë të rinj me doza të vogla hashashi. Një burim policor i tha eksluzivisht gazetës “Si”, se orët e  fundit është ndalur edhe modelja Orjola Marashi. Emri i një prej vajzave të  njohura Tiranës pritet të referohet në prokurori për hetime të mëtejshme. Siç tha burimi,  Oriola Marshi u ndalua kur ishte me një autoveturë  tip audi . Asaj thotë burimi iu gjetën dy qese  farmaceutike të dyshuar si lëndë narkotike. Modelja ishte e shoqëruar nga J. Kurti,  tha policia për gazetën , si dhe E. Krasniqi. Më tej i njëjti burim thotë për gazetën Si se Oriola Marashi ka pohuar se hashashi është i saji dhe se ajo është përdoruese e lëndës narkotike prej rreth një viti. “Për herë të fundit”- tha modelja-“ kam pirë hashash para dy ditëve  dhe shokët e mi që  janë në automjet nuk dinin gjë për këtë fakt”. Policia do ta referojë cështjen në prokurori  ndaj modeles për veprën prodhim dhe shitje narkotikësh. Burimet thanë se  droga është peshuar ishte rreth  1.9 gram


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë