Shendet

Modeli si përhapet virusi – Numri K dhe ç’tregon për Covid-19

Gjatë pandemisë së koronavirusit, numri i riprodhimit R për pak kohë është përdorur si një masë kryesore nëse virusi është nën kontroll apo jo. Ky numër tregon se sa njerëz infekton një person me Covid-19 mesatarisht. Përpjekja për ta mbajtur këtë numër nën 1 ka qenë një pjesë kryesore e përgjigjes së ekspertëve ndaj pandemisë. Por studiuesit tani pretendojnë se një mjet më i dobishëm për menaxhimin e virusit është një masë e njohur thjesht si K, e cila zbulon modelin se si përhapet virusi. Një vlerë K e një ose më shumë pacientëve do të thotë që një sëmundje përhapet në mënyrë të barabartë në të gjithë popullatën, si me gripin (secili person me grip zakonisht ia kalon tjetrit). Por nëse numri K është nën një, kjo do të thotë që një sëmundje përhapet në grupe. Kjo është domethënëse sepse ofron informacione kyçe se si mund ta mbajmë virusin nën kontroll.
Covid-19 vlerësohet të ketë një vlerë K ndërmjet 0,1 dhe 0,5 për qind, bazuar në kërkimet nga Shkolla e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër, e cila tregon se kjo sëmundje përhapet në grupe njerëzisht dhe jo tek të gjithë njëkohësisht. Në të vërtetë, shkencëtarët besojnë se midis 10 dhe 20 për qind e njerëzve me Covid janë përgjegjës për kalimin e 80 për qind të infeksioneve të ashtuquajtur “super-përhapës” ndërsa shumica e njerëzve me virus nuk ia kalojnë askujt.
Muge Cevik, një lektor klinik në sëmundjet infektive dhe virologjinë mjekësore në Universitetin e St Andreës, shpjegon se ndërsa numri R tregon mesataren e sa njerëzve janë të infektuar nga një person, K tregon ndryshimin në transmetim.

“Hulumtimet tregojnë se Covid-19 është një patogjen shumë i shpërndarë, që do të thotë se ka tendencë të përhapet në grupe,” shton ai.
Sipas Cevik, ndërsa numri K vlerëson mënyrën e transmetimit të virusit, ai nuk do të ndryshojë domosdoshmërish me kalimin e kohës. Sidoqoftë, përdorimi i numrit K më shumë se R për të mbështetur përgjigjen tonë ndaj virusit do të ishte një mënyrë më e mirë për ta trajtuar atë.
“Për momentin, politika jonë është të përpiqemi të parandalojmë çdo infeksion, por jo vetëm që është e pamundur, nuk është e nevojshme, pasi shumica e njerëzve që marrin Covid-19 nuk do t’ua transmetojnë të tjerëve. Nuk ka të bëjë me identifikimin e super-shpërndarësve, pasi kjo nuk do të ishte e realizueshme; përkundrazi, ka të bëjë me trajtimin e mjediseve që inkurajojnë përhapjen e grupeve. Njerëzit kanë nevojë për hapësira ku ata mund të ndërveprojnë në mënyrë të sigurt me njëri-tjetrin. K na ndihmon të dalim me një qasje shumë më të nuancuar dhe më të synuar,”shpjegon Cevik.
Sipas ekspertëve, që të ndodhë një grumbullim infektues, nevojiten disa gjëra: një person shumë infektiv, një ngjarje e mbushur me njerëz të mbyllur dhe një kontakt i zgjatur me të tjerët. Sidoqoftë, problemi me Covid-19 është se njerëzit mund të jenë shumë infektiv por nuk kanë fare simptoma, ose vetëm simptoma të lehta, kështu që mund të infektojnë të tjerët pa dijeni.
Një person është shumë infektiv në dy ditë apo më shumë para se të shfaqen simptomat dhe pastaj pesë ditë pas.
‘Kjo është arsyeja pse vetë-izolimi kur ndiheni i sëmurë është kritik për të parandaluar transmetimin në vazhdim,” shpjegon Cevik.
Ajo shton se është e rëndësishme të shmangni ambientet e mbingarkuara të brendshme, të ventiluar dobët, pasi transmetimi mund të ndodhë edhe nëse keni largësi më shumë se dy metra. Kjo sepse pikat e vogla mund të zgjasin më shumë për shkak të ventilimit të dobët.
“Nëse nuk jeni në gjendje t’i shmangni këto mjedise, mbajtja e maskës mund t’ju ndihmojë,” këshillon mjekja.
Burimi:Daily Mail. Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë