Ka ndodhur

Mjetet e bllokuara të ujit, pas Vlorës në protestë edhe Velipoja: Duam të dalim në det

Gazeta Si - Një ditë pas Vlorës, pronarët e mjeteve lundruese në Velipojë kanë protestuar këtë të diel kundër vendimit të policisë për të bllokuar aktivitetin e tyre.

Ata kërkojnë zgjidhjen e problemit, pasi janë të rregullt me dokumentacionin dhe janë të kujdesshëm në lëshimin me qira. Ata shprehen se nuk kanë asnjë shkresë zyrtare për bllokim.

Sipas tyre policia deklaron se ka marrë udhër nga lart, dhe nuk mund ti marrë parasysh kërkesat e tyre. Nga ky vendim janë penalizuar 3 subjekte dhe rreth 10 mjete vetëm në Velipojë.

“Kam 14 vite që punoj në Velipojë, veç hajrin na ka parë policia dhe jo sherrin, kemi shpëtuar dhjetëra jetë njerëzish. Ne kërkojmë një përgjigje, ne jemi penalizuar dhe përgjigja nga policia nuk vjen, - thotë një prej tyre. - Nuk ka asnjë vendim me shkresë, ‘jo kam marrë urdhër nga lart, jo se më ka thënë i madhi, jo se më ka thënë i vogli’. Ne paguajmë taksa, paguajmë tatime, edhe pse nuk na kanë dhënë asnjë shkresë ‘na thonë prit, prit, prit’”.

Ata shprehen se policia nuk I ka dhënë afat, pasi iu është thënë vetëm të presin. “Na kanë  dëmtuar se ne kemi kabina, punëtorë, dokumente, paguajmë taksa, tatime. Nuk na lejojnë, nëse do kundërshtojmë forcat e policisë, të çojnë brenda ata. Ec e gjeje të drejtën. Nuk ka kanë dhënë afat, vetëm prit. Kërkesa jonë është të dalim në punë”.

Në vend stacionimin e “Jetski”-ve në Velipojë policia e kufirit ka bllokuar 15 mjete uji për të mos dal në det. Ata janë të stacionuar në rërë dhe nuk kanë lëvizur.

Një ditë më parë, pronarë  dhe administratorë të mjeteve lundruese dhe detare kanë dalë protestë përpara policisë kufitare në Vlorë.

Ata protestuan për bllokimin e lundrimit të mjeteve lundruese pikërisht në kulmin e sezonit turistik.

Masa erdhi pas tragjedisë në 2 gushtit në Potam të Himarës, ku skafi i drejtuar nga polici Arjan Tase i mori jetën vogëlushes 7-vjeçare Jonada Avdia në breg të detit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë