Jete & Stil

Shiko jeshilen që të përmirësosh shëndetin

Mjedisi ka ndikuar gjithmone në mënyrë të drejtpërdrejtë ne statusin e shëndetit të njeriut. Theksojme qe prej gjysmës së dytë të shekullit të 19-të, me revolucionin industrial, ajri ka marrë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në përcaktimin e shumë prej sëmundjeve.

Një çift në Amerikë , të detyruar të lëvizin nga Los Anxhelos në Washington, për shkak të punës së tyre, tregojnë se cilat ishin problemet kryesore me të cilat ato u ndeshen sapo u zhvendosën në qytetin e tyre të ri.

Sapo erdhem në Washington, për shkak të të punës së burrit, pashë që cdo gjë ishte ndryshe, ajri, qielli, mungonte gjelberimi, gjithcka dukej gri, asgjë nuk ishte si në vendin tonë ku kishim bërë jetë të shëndetshme për vite me radhë”.

Doja të kthehesha sa më parë në Los Angelos”, thotë Blatt, duke shtuar se vitet që qëndroi në Washington, ishin një sfidë për të.

Duhet të kuptojmë se nuk kemi të bëjmë me gjëra të thjeshta, mjedisi ku jetojmë, ajri i pastër , gjelbërimi, natyra, luajnë rol të rëndësishëm në shëndetin tonë.

Mjekësia gjeohapësinore, e cila studion se si ndikon vendndodhja në shëndetin dhe mirëqenien e njeriut, thekson se ashtu si një person ka një ADN gjenetike, ka një ADN mjedisore.

“Njerëzit duhet te dine se ashtu si ushqimi që ata konsumojnë edhe mjedisi po të njëjtin rol luan në shëndetine  tyre”, thotë një biliog dhe gjeograf i Shkencave të Shnëdetit në Amerikë.

“Njerëzit që jetojnë më gjatë, janë ato që kanë kaluar një pjesë të madhe të jetës së tyre në vende me gjelbërim, që ushqehen me ushqim të shendetshëm, dhe bëjnë aktivitet fizik”, thotë një tjetër biliog Dan Buettner.

 Shëndetin nuk përkufizohet vetëm si mungesa e sëmundjes, por si mirëqenie e individit në dimension fizik, mendor, social dhe mjedisor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë