Politike

Mitsotakis letër OMONIA-s: Minoriteti grek, kusht për negociatat me Shqipërinë

Kryeministri i ri grek ka konfirmuar edhe njëherë se Athina do të vendosë kushte për hapjen e negociatave me vendin tonë.

Në një letër të drejtpërdrejtë për organizatën OMONIA, Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri përbën kusht paraprak për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Sipas kësaj organizate letra është me një rëndësi të veçante politike jo vetëm në aspektin e komunikimit zyrtar dhe përmbajtjes së ngrohtë, por edhe në referimin e problemeve dhe rolin politik që luan OMONIA.

“Shqetësimi kryesor i qeverisë greke dhe i imi personal është mbrojtja me efikasitet i të drejtave minoritare dhe të pronës të minoritetit kombëtar grek në Shqipëri, çka edhe përbën kusht paraprak për hapjen e negociatave të integrimin të Shqipërisë në Bashkimin Europian”, shkruan kryeministri i Greqisë.



Letra e tij vjen disa ditë pasi Gazeta më e madhe greke ‘Ekathemirini’ do të shkruante se Greqia nuk do të bllokojë rrugën e pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE, por se do të vendosë kushtet e veta në lidhje me negociatat. Gazeta citonte ekspertë dhe burime të afërta me kryeministrin konservator grek.

“Greqia nuk do t’i thotë jo askujt. Sidoqoftë, ajo do të vendosë kushtet e saj, “tha një burim i afërt me Mitsotakis për “Ekathimerini”.

Ekspertët janë të bindur se qeveria e re greke do t’i kërkojë shtetit shqiptar respektimin e të drejtave të pakicës greke në vendin toë, në përputhje me traktatet dhe rregulloret ndërkombëtare. Për sa i përket Maqedonisë së Veriut, Athina do të kërkojë që Shkupi të zbatojë rreptësisht marrëveshjen e Prespës.

Euroactiv” do të shkruante po ashtu disa javë më parë se qeveria e re greke do ta përdorë kërcënimin e vetos, për t’i kërkuar qeverisë shqiptare të fokusohet tek të drejat e minitoritetit grek, një cështje mjaft e ndjeshme për të dyja vendet.


“Fokusi i Greqisë do të vazhdojë të jetë në krizën aktuale politike në Shqipëri dhe në forcimin e luftës kundër sundimit të ligjit dhe korrupsionit. Por mbi të gjitha, shqetësimet kryesore kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave të minoritetit grek, një çështje mjaft shqetësuese për Demokracinë e Re”, shkruan “Euroactiv”. Ajo që e ndërlikon më shumë këtë çështje është se trajtimi i pakicës greke në Shqipëri është një çështje shumë emocionale, duke tërhequr tej mase vëmendje mediatike të qytetarëve shqiptarë dhe është po ashtu një çështje shumë e rëndësishme për votuesit e krahut të djathtë të Demokracisë së Re”, shkruan media europiane.


“Ka shumë të ngjarë Mitsotakis të kërkojë ndryshime duke zbatuar taktikën e zakonshme të ‘shkopit dhe karrotës; në këtë rast, shkopi do të lidhej me të drejtat e minoritetit greke dhe karota do të ishin shancet e hyrjes së Shqipërisë në BE. Por një bllokim i mundshëm i hyrjes së Shqipërisë në BE nuk do të ishte në dobi të Greqisë, pasi do të minonte stabilitetin e Tiranës dhe do të dobësonte levën evropiane mbi politikën shqiptare. Për më tepër, Greqia do të ishte me siguri e shqetësuar nga lëvizjet drejt një bashkimi të Shqipërisë dhe Kosovës, të cilat sigurisht do të shtohen nëse shpresat e pranimit të BE shuhen në shtator”, thekson “Euroactiv”

Kyriakos Mitsotakis, Gazeta Si, 21 gusht 2019

Megjithatë, qëndrimi i qeverisë konservatore greke do të bëhet publik në tetor, kur ministrat e jashtëm të shteteve anëtare të BE-së pritet të marrin një vendim nëse do të fillojnë bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Ekathimerini” shkruan se Shqipëria e “perceptuar si një nga vendet më të korruptuara të Evropës, sipas ‘Transparency International’, ka bërë përparim të kufizuar në luftën kundër pastrimit të parave dhe krimin të organizuar.

Gjatë periudhës së fushatës,Mitsotakis do të kërcënonte të ndalonte procesin e integrimin me vendosjen e vetos nëse Tirana nuk do të respektonte të drejtat e minoritetit grek. 
Ardhja në pushtet e Demokracisë së Re ka shkaktuar mjaft shqetësime në Bruksel, Berlin dhe Uashington lidhur me ndryshimet në politikën e Greqisë ndaj fqinjëve të Ballkanit.

“Ka shumë të ngjarë Mitsotakis të kërkojë ndryshime duke zbatuar taktikën e zakonshme të ‘shkopit dhe karrotës; në këtë rast, shkopi do të lidhej me të drejtat e minoritetit greke dhe karota do të ishin shancet e hyrjes së Shqipërisë në BE. Por një bllokim i mundshëm i hyrjes së Shqipërisë në BE nuk do të ishte në dobi të Greqisë, pasi do të minonte stabilitetin e Tiranës dhe do të dobësonte levën evropiane mbi politikën shqiptare. Për më tepër, Greqia do të ishte me siguri e shqetësuar nga lëvizjet drejt një bashkimi të Shqipërisë dhe Kosovës, të cilat sigurisht do të shtohen nëse shpresat e pranimit të BE shuhen në shtator”, thekson “Euroactiv”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë