Mjedis

Miti i energjisë nukleare po bie, ajo nuk është aq e dëmshme

Nga gazeta "Si"-Trauma e shkaktuar nga lufta e Rusisë në Ukrainë do të transformojë industrinë globale të energjisë. Qeveritë në Perëndim po shikojnë për alternativa që të shkëpusin varësinë e tyre nga gazi dhe nafta ruse, duke i dhënë mbështetje prodhimeve eco-friendly. Ata po përfshijnë dhe centralet nukleare. Disa vende si Gjermania, janë të frikësuar për një tjetër Çernobil ose Fukushima. Por edhe nëse bëhet fjalë për një katastrofë, energjia nukleare është përsëri e sigurt.

Një terravatorë, TWh, elektriciteti të ardhur nga energjia bërthamore mund të shkaktojë 0.03 vdekje, përfshirë ato indirekte. Kjo e bën atë edhe më të sigurtë se energjia që vjen nga era, e cila shkakton 0.04 vdekje për terravatorë, pjesa më e madhe gjatë instalimit, fundosjes në ujë ose aksidentet me helikopterë. Vetëm energjia solare është më pak vdekjeprurëse se ajo nukleare. Qymuri është më i dëmshmi që shkakton 24.6 vdekje për një terravat energji.

Si rregull, energjia më e sigurtë është edhe më e gjelbërta. Energjia bërthamore prodhon 4 ton gaze për gigavatorë, njësoj sa energjia e erës. Por, energjia nukleare është lënë mënjanë dhe ka ardhur në rënie që nga viti 2001 dhe tani përbën vetëm 1/10 të energjisë globale. Lëndët e djegshme përbëjnë, gazi, qymuri dhe nafta prodhojnë 62% të energjisë. Kontributi i  burimeve të rinovueshme është rritur gjatë dekadës së fundit, megjithatë energjia e erës përbën vetëm 7% të totalit dhe energjia diellore 4%.

Energjia bërthamore ka patur disa probleme me imazhin për ca kohë. Aksidentet e mëdha e kanë bërë që të shihet si vdekjeprurëse dhe depozitimi i mbetjeve bërthmore mbetet kontroversial. Por qasjet po ndryshojnë. Gjermania kishte planifikuar të fikte centralet bërthamore deri në fund të vitit 2022. Tani, me shqetësimet rreth varësisë së gazit rus dhe çmimeve në rritje, duket se ata po rimendojnë vendimin.

Britani po ndërton centralin e parë bërthamore në më shumë se dy dekada. Dhe në Francë, qeveria do të paguajë 9.7 mld euro për të shtetëzuar plotësisht Électricité de France, furnizuesin më të madh të energjisë në botë, që të rindezë 6 reaktorët nuklearë, që duket se po kthehen përsëri në modë./The Economist


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë