Ushqim

Mitet e gabuara/ A është e rrezikshme ngrohja apo gatimi i ushqimit në mikrovalë?

Furrat me mikrovalë ngrohin ushqimin me veprimin e rrezatimit të radiofrekuencës, që kanë një sasi të ulët energjie.

Sipas institutit të shëndetit në Itali është e rëndësishme të kuptoni se ushqimi i gatuar në mikrovalë nuk bëhet "radioaktiv", nuk ka mbetur energji në furrë ose në ushqim pasi mikrovala është fikur.

Në një furrë me mikrovalë, shpejtësia e ngrohjes varet nga fuqia e furrës dhe përmbajtja e ujit, dendësia dhe sasia e ushqimit që do të ngrohet.

Energjia e mikrovalës nuk depërton mirë në copa të trasha të ushqimit duke rezultuar në gatim të pabarabartë.

Këshillohet që ushqimi të "pushojë" për disa minuta për të lejuar që nxehtësia të shpërndahet në të gjithë ushqimin dhe të sigurohet që gatimi të jetë uniform, edhe për shkak të efektit që ka ndaj çdo mikroorganizmi të pranishëm.

Ushqimi i gatuar në furrë me mikrovalë është i sigurt dhe ka të njëjtën vlerë ushqyese si ushqimi i gatuar në një furrë tradicionale. Dallimi kryesor midis këtyre dy metodave të gatimit është se energjia e mikrovalës depërton më thellë në ushqim duke zvogëluar kështu kohën e gatimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë