Media Galeri

Misteri i kapuçave të babagjyshit në majë të Universitetit të Kembrixh

Në majë të statujave të një ndërtese të Universitetit të Kembrixhit janë shfaqur kapuçë babagjyshi dhe askush nuk e di se kush i ka vendosur.

Fotografi Martin Bond tha se i pa kapuçat e Babagjyshit rreth orës 11:00 të hënën dhe “besoj se i ka vendosur ndonjë student mistrec”.

Ndërkohë të tjerë mendojnë se janë vendosur nga një dron por që patjetër kanë qenë afër ndërkohë që rojet e ndërtesës thonë se nuk ka hyrë njeri kështu që është diçka e bërë nga jashtë ndërtesës.

Kisha e stilit gotik në Kolegjin St John's u ndërtua në vitet 1860.

Fotografi postoi fotografinë në Facebook dhe Twitter duke shkruajtur: “Dikush ka vendosur kapuçë babagjyshi në majat e statujave të Kishës. Kjo nuk e bën të veçantë fotografinë. Pyetja është: “Si?”.

Një komentues aludoi duke thënë se e kanë vendosur studentë që sfidojnë rreziqet për të ngjitur ndërtesat e Universitetit natën, në errësirë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë