Lajme

Mister në Lezhë, gjenden të vrarë me armë zjarri dy persona

Dy persona janë ekzekutuar me armë zjarri këtë të hënë në një fshat të rrethit të Lezhës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatijn Lalm i Vjetër në një zonë kodrinore. Policia ka gjetur pajetë trupat e shtetasve me inicialet P.S. dhe K.M., që të dy rreth moshësh 60-vjeçare.

Në vendngjarje ka mbërritur një grup hetimor dhe policia njofton se ka nisur puna për të përcaktuar shkakun dhe rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Deri më tani mësohet se shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni lidhur me ngjarjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë