Futboll

Përmbush misionin/ Ngjitje në La Liga dhe propozim për martesë për Myrto Uzunin

Gazeta Si - Myrto Uzuni ishte protagopnist absolut me Granadën këtë sezon, duke ndikuar drejtpërdrejt për ngjitjen e saj në La Liga me golat e tij. Futbollisti i Kombëtares shqiptare ka realizuar 23 gola në kampionat, duke qenë pika e referimit për skuadrën spanjolle.

Beratasi e ka përmbushur tashmë misionin e tij. Jo më kot është kthyer në një idhull për tifozët e Granadës, por nuk dihet ende për sa kohë. Për Uzunin, falë performancës së jashtëzakonshme të këtij sezoni, ka pasur interes nga klube të tjera më të mëdha se Granada, në Spanjë dhe Premier Ligë, siç ka pohuar vetë lojtari.

Uzuni me të fejuarën në stadium. Gazeta Si, 28 maj 2023

Klubi i Granadës ka bërë me dije se do të vlerësojë ofertat dhe nëse do të jetë një që vërtet vlen në planin financiar, atëherë do ta shesë futbollistin shqiptar.

Mbrëmja e së shtunës ishte e veçantë për Uzunin. Pas ngjitjes në La Liga, ai i ka propozuar për martesë të fejuarës së tij.

Dhe, pasi mori çmimin si golashënues dhe “po” nga e dashura e tij pas propozimit, Uzuni është bërë protagonist edhe në festën jashtë stadiumit. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shihet me skuadrën e tij duke festuar, e duke u freskuar në një nga shatërvanët që ndodhej pranë tyre.

Videoja në rrjetet sociale është bërë virale dhe natyrisht pas një sezoni të tillë me shumë suksese, festa të tilla janë mëse legjitime për të dhe skuadrën e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë