Jete & Stil

Mirupafshim ndotje, gjendet “sozia” e plastikës, riciklohet pafundësisht

Substanca, e sintetizuar në laborator, premton të revolucionojë konceptin e riciklimit dhe sipas shkencëtarëve do të jetë plotësisht në gjendje të konkurojë me "sozinë" e saj ndotëse.

Një substancë e fortë dhe rezistente, sozi e plastikës është rezultati i një studimi të kryer nga Universiteti i Kolorados dhe i botuar në revistën “Science”.

Materiali, i sintetizuar në laborator, pritet të revolucionojë konceptin e riciklimit dhe sipas shkencëtarëve do të jetë në gjendje të konkurojë me plastikën tradicionale, e cila gjithmonë e më shumë është përgjegjëse për një ndotje të paprecedentë.

Është ende herët të përcaktohet sasia e kostos së materialit të prodhuar në laborator, por grupi kërkimor i udhëhequr nga Eugene Chen beson se në të ardhmen kjo substancë mund të hapë një epokë të re në përdorimin e përditshëm të materialeve.

"Në parim, materiali i ri mund të ripërdoret pafundësisht", tha shkencëtari Chen. "Sozia" e plastikës formohet nga një zinxhir i gjatë molekulash (të quajtura polimere) me të njëjtat karakteristika të plastikës, por ndryshe nga kjo e fundit ajo mund të kthehet lehtësisht në formën e saj origjinale pa pasur nevojë të përdoren substanca toksike apo procedura komplekse. Më pas, polimeri mund të përdoret përsëri në një formë tjetër, në atë që Chen e ka përcaktuar një material nga "cikli jetësor".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë