Futboll

Mirlind Daku prezantohet te Rubin Kazan, përfiton 500 mijë euro në sezon

Gazeta Si – Sulmuesi kosovar Mirlind Daku është prezantuar tek ekipi Rubin Kazan, që merr pjesë në nivelin elitar të futbollit rus. Për këtë lojtar Rubini ka paguar 1.5 milionë euro tek kroatët e Osijekut, që kishin kartonin e sulmuesit.

Sezonin e fundit Daku laujti në Slloveni me Murën, ku kaloi në formë huazimi nga Osijeku. Aty shkëlqeu me gola, duke tërhequr vëmendjen e rusëve.

Për Dakun është është një lëvizje shumë e rëndësishme në karrierë, ai ka firmosur për 3 vjet dhe sipas shtypit kosovar, do të përfitojë 500 mijë euro në sezon.

Daku pritet që së shpejti të bashkohet me Kombëtaren shqiptare, pasi trajneri Silvinjo e ka në planet e tij. Ndoshta në ndeshjet e shtatorit sulmuesi që ka luajtur edhe në Superiore me Kukësin do të veshë fanellën kuqezi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë