Ekspozite

‘Mirëmbajtja e shtrenjtë’, pronarët e një shtëpie vendosin të çmontojnë muralin e Banksyt

Të gjithë do të donin një Banksy në shtëpi. Kush e di se sa veta do të ishin të gatshëm t’i paguanin artistit një shumë të konsiderueshme për të pasur një nga veprat e tij specifike, ndoshta në fasadën e shtëpisë së tyre. Ndërkohë, Garry dhe Gokean Coutts, nga ana tjetër, duhej të shpenzonin 200 mijë paund, rreth 235 mijë euro, për të hequr një mural të krijuar nga artisti anonim më i famshëm i rrugës në botë në një ndërtesë që ata zotërojnë, që ndodhet në Lowestoft, në Mbretërinë e Bashkuar. Arsyeja? Mirëmbajtja e muralit ishte bërë shumë e shtrenjtë.

Vepra e artit daton në gusht 2021 dhe përfaqëson një pulëbardhë gjigante të interesuar me lakmi për përmbajtjen e një koshi plehrash (një kosh i vërtetë).

Vepra është pjesë e serisë “Great British Spraycation” e përhapur në qytete të ndryshme në Anglinë lindore, duke përfshirë qytetet Great Yarmouth, Oulton Broad, Gorleston-on-Sea, Cromer, King's Lynn dhe, pikërisht, Lowestoft, qytetin më lindor të gjithë Britanisw sw Madhe dhe e njohur për plazhet e saj.

Në fillim, qiramarrësit e pallatit besuan se ishte punë mirëmbajtjeje, më pas, pasi u çmontuan skelat, zbuluan se pas asaj perdeje fshihej një vepër në fund, nuk ishte aq e mirëpritur. Siç ndodh gjithmonë në këto raste, puna e Banksy u bë menjëherë virale në rrjetet sociale, duke tërhequr qindra vizitorë dhe duke fryrë vlerën e pronës.

Por, së bashku, edhe shumë probleme, veçanërisht ato ekonomike. Dhe kështu asambleja e bashkëpronësisë vendosi: vepra e artit do të çmontohet. Duhet të kuptojmë nëse dhe si do të shpëtohet, përpara se të dënohet – me të drejtë – nga gjykata e mediave sociale. /La Stampa/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë