Arsim

Miratohet kodifikimi i programeve të studimit

Është miratuar të mërkurën vendimi për kodifikimin e programeve të studimit. Kodifikimi nënkupton organizimin apo grupimin e programeve të studimit në kode që identifikojnë fusha të ngjashme.
Sipas Kushit ky është një detyrim që rrjedh nga ligji për Arsimin e Lartë.

Kushi shpjegon se gjitha programet e studimit që ofrohen në fusha të ngjashme në të njëjtin cikël dhe që kanë të njëjtin emërtim, duhet të jenë patjetër të ngjashme së paku në 70% të tyre.

“Kodifikimi është një vendim që i vjen në ndihmë të gjitha institucioneve. Duke nisur nga vetë universitetet të cilat do të kenë mundësinë të përmirësojnë apo rrisin koherencën e tyre akademike. Përfitojnë edhe institucionet politikëbërëse, siç është Ministria e Arsimit apo edhe ASCAP.

Kjo sepse nëpërmjet kodifikimit do të kenë mundësi të bëjnë një analizë dhe një menaxhim më të mirë duke patur të dhëna të unifikuara midis universiteteve për sa i takon programeve të studimit”, shpjegon Kushi.

Kushi shtoi se do shërbejë dhe për studentët, sepse do të jenë më të qartë jo vetëm kur bëjnë zgjedhjen e programeve të studimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë