Politike

Miratohet kërkesa e Alibeajt, të enjten Rama interpelancë për takimet me zyrtarin e FBI  

Konferenca e Kryetarëve futi të hënën në kalendarin e punimeve të Kuvendit kërkesën për interpelancë urgjente nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike drejtuar kryeministrit Edi Rama për dosjen  “McGonigal”.

Interpelanca mësohet se do të zhvillohet ditën e enjte në Kuvend në një kohë kur të pranishëm do të jenë deputetët e grupit “Alibeaj” pasi Berisha është përjashtuar për 10 ditë nga punimet e Kuvendit bashke me katër deputetë të tjerë.

Gjatë mbledhjes së konferencës, përfaqësuesja e PD, Flutura Açka ka ngritur shqetësimin për mënyrën se si u mbyll seanca e shkuar duke shmangur debatin për zyrtarin e lartë të arrestuar të FBI-së.

"Po ndodh fashistizimi i Parlamentit. Në nuk jemi as prokurorë dhe as inkuizitorë por jemi mandatuar të kërkojmë llogari dhe mbyllja e seancës është shkelje e Rregullores së Parlamentit dhe Kushtetutës së Republikës", - mësohet të ketë thënë deputetja demokrate.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë