Jete & Stil

Miqtë ju shtojnë jetën

Për të qenë gjithmonë të shëndetshëm, përveçse të ushqeheni mirë , dhe të ushtroni aktivitete fizike, është shumë e rendësishmë të mbani pranë vetës shumë miq.

Sipas shkencëtarëve, miqtë janë më të rëndësishëm për shëndetin afatgjatë madje edhe më të rëndësishëm se familja.

Lidhjet miqësore bëhen më të rëndësishme me kohën, ndërsa mirëmbajtja e kontakteve me disa miq të mirë mund të sjellë shumë ndryshime në shëndetin dhe mirëqenien tonë.

Prandaj, ekspertët sugjerojnë të ‘investoni’ në miqësi të cilat ju bëjnë më së shumti të lumtur.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se familja nuk është e rëndësishme për shëndetin e një personi.

Faktikisht, familja është e rëndësishme për shëndetin dhe lumturinë (diçka të cilën duhet ta keni parasysh para se ta largoni nga dhoma motrën) – por të dhënat sugjerojnë se lidhjet miqësore janë parashikues më i fuqishëm i shëndetit dhe lumturisë në moshë të vjetër.

Vlen të përmendet se për këtë konkludim janë analizuar të dhënat e mbi 270,000 personave anë e mbanë botës


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë