Futboll

Miqësorja e bamirësisë ka emocione, spektakël, gola… por jo tifozë

“Luajmë dhe rindërtojmë së bashku”, ishte moto e turneut të bamirësisë mes brezit të artë të kuqezinjve të viteve 2000 dhe një kombëtare yjesh të Italisë, Greqisë dhe Turqisë. Një turne i organizuar nga Sindikata e Futbollit me mbështetjen e plotë të Federatës Shqiptare të Futbollit, teksa të gjitha të ardhurat e siguruara nga shitja e biletave të ndeshjes shkuan për familjet e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit. Pak orë para ndeshjes, ish-futbollistët e Shqipërisë, Greqisë, Italisë dhe Turqisë kanë vizituar zonat e prekura nga tërmeti dhe janë solidarizuar me njerëzit që kaluan dhe po kalojë ende momente të vështira. I pranishëm me grupin ka qenë edhe ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit Gianni De Basi, i cili u shpreh se me zemër ndihet shqiptar dhe kjo që ka ndodhur i ka prekur të gjithë.

 Gjatë vizitës në Bubq
Damiano Tommasi viziton zonat e prekura nga tërmeti

Takimi startoi në orën 18:00, ku në Air Albania ishin pak më shumë se 6 mijë spektatorë nga 22 mijë që është kapaciteti, shifër shumë e vogël, krahasuar me pritshmëritë e para. Para fillimit të ndeshjes u realizuar një koreografi me plotë 51 fëmijë, që parakaluan, ku në duar mbanin tullumbace të bardhë në nderim të 51 viktimave të tërmetit apokaliptik të 26 nëntorit.

Armando Duka dhe Aureli,djali që u hodh nga dritarja për t'i shpëtuar tërmetit

Shqipëri-Itali ishte sfida që çeli këtë turne. Kuqezinjtë u përballën me të kaltrit që drejtoheshin nga trajneri Gianni De Biasi, që për italianin ishte hera e parë kundër Shqipërisë. Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1 falë golave të Espositos dhe Bogdanit, ku pika e 11-metërshit përcaktoi Italinë si fituesen e ndeshjes së parë.

Të dy ekipet
Goli i Bogdanit

Sfida e dytë e turneut miqësor të bamirësisë, ishte Turqi-Greqi. Ndeshje e qetë, ku Grekët triumfuan me rezultatin 1-0 falë golit të realizuar nga ish lojtari i Interit, Giorgos Karagounis nga pika e bardhë e penalltisë.

Ekipi turk

Itali-Greqi ishte finalja e turneut. Skuadra e drejtuar nga ish-trajneri i Kombëtares, Gianni De Biasi, triumfoi në finale me rezultatin 1-0, falë një autogoli të realizuar në minutën e 23-të, duke u shpallur fitues e mini-turneut miqësor simbolik “Luajmë dhe rindërtojmë së bashku. Risia e kësaj ndeshje ishte fakti që sfida u gjykua nga një treshe gjyqtaresh femra me kryesore Emanuela Rustën.

Itali-Greqi, finalja e turneut

Pavarësisht nga rezultatet e takimeve të turneut, gjithçka ishte shenjë solidariteti mes popujve për të qenë pranë njëri tjetrit në raste fatkeqësish. Urojme qe të kemi aktivitete të tilla, por jo për çështje fatale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë