Ekonomi

Ministrja e Financave: Kulmi i rritjes së çmimeve do të jetë në qershor-korrik. Do të ketë paketa të tjera

Gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Ekonomisë, ku prezantoi paketën e rezistencës sociale, Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj bëri me dije se kulmi i rritjes së çmimeve parashikohet të jetë përgjatë periudhës Qershor-Korrik, ndërsa ka listuar pasojat që do të ketë ekonomia shqiptare gjatë këtij viti, duke përjashtuar recensionin si mundësi.

Ministrja bëri me dije se akti normativ i cili vendos në dispozicion të përballimit të situatës 26 miliardë lekë, nuk do të jetë i fundit, pasi sipas kriza sapo ka filluar.

Në përgjigje të shqetësimit të deputetëve për shkurtimin e projekteve infrastrukturore, Ministra bëri me dije se investimet nuk do të ndalen.

Në komision kaloi edhe akti normativ për tatimin mbi të ardhurat i cili parashikon reduktimin e normës së tatimit mbi pagat për 135 mijë të punësuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë