Bota

Ministria ruse e Mbrojtjes ”zbarkon” në Serbi

Rusia ka autorizuar ministrinë e saj të Mbrojtjes që të hapë një zyrë në Serbi, raportoi agjencia e lajmeve Reuters duke ju referuar një dokumenti qeveritar.

Sipas urdhrit të qeverisë ruse që daton nga 15 tetori, shefi i zyrës së propozuar do të ndihmojë në zgjidhjen e çështjeve ushtarake dhe teknike, në kuadër të bashkëpunimit ruso-serb.

Marrëveshja, pasi të jetë nënshkruar nga të dyja palët, do t'i mundësojë zyrtarit rus në Serbi të drejtën për të vizituar divizionet serbe që përdorin armë dhe pajisje ushtarake ruse, pasi të ketë bërë njoftim paraprak dhe të ketë marrë pëlqimin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë