Lajme

Taksat për lojrat e fatit, Meta e refuzon, Ahmetaj e sqaron

Një ditë pasi presidenti Meta ktheu në Kuvend ligjin për tatimin mbi lojërat e fatit, vjen reagimi i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Ministria sqaron se ndryshimet e propozuara në ligj, për tatimin mbi lojërat e fatit, nuk sjellin asnjë ndryshim apo relaksim të tatimit për kategoritë e lojërave të fatit nga ligji i vitit 2015, përkundrazi, unifikojnë procedurën e tatimit, për të gjithë kategoritë e lojërave të fatit.

Ndryshimet e ligjit u miratuan në muajin korrik me paketën e re fiskale, ku tatimi mbi të ardhurat 15% nuk do të llogaritet mbi xhiron, por mbi të ardhurat bruto, duke zbritur shumën që ju shpërndahet lojtarëve fitues. Sipas Ministrisë ndryshimi i propozuar e bën 15% taksën edhe për Llotarinë Kombëtere e cila deri tani e ka 10 përqind, pra garanton barazinë mes bizneseve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë