Biznes

Ministria e Financave do të shqyrtojë të gjitha refuzimet e bankave për garancitë sovrane

Ministrja e Financave Anila Denaj ka deklaruar nga Saranda ku vizitoi një kantinë vere me mbi 20 vite eksperiencë se angazhohet që të shqyrtojë të gjithë refuzimet e bankave për aplikimet për kreditë me garanci sovrane.

Ajo i bëri thirrje të gjithë bizneseve që janë refuzuar që t'i drejtohen me shkresë Ministrisë së Financave duke treguar edhe arsyen e refuzimit.

“Bankat e Nivelit të Dytë duhet të kuptojnë që këto kredi nuk po jepen në një periudhë të zakonshme, por në një vit pandemie si pasojë e së cilës Ekonomia është goditur rëndë dhe biznesi ka humbje të mëdha. Bankat nuk duhet të analizojnë periudhën aktuale për të vlerësuar riskun, por në rastin tuaj 15 vite sukses në këtë bzines. Bankat duhet ti japin kohë bizneseve për të nisur shlyerjen e kredisë deri në një vit që ata me këto kredi të rinisin punën dhe rimëkëmbjen”- tha Ministrja Denaj.

https://www.facebook.com/aniladenaj.al/videos/349542162704602/

Ajo u zotua se Ministria do të shqyrtonte refuzimet dhe do të ndërmjetësonte me bankat e nivelit të dytë për kreditë me garancitë sovrane pjesë e paketave mbështetëse për të përballuar krizën e shkaktuar nga Covid-19.

Pak ditë më parë, Ministrja e Financave Anila Denaj gjatë turit të saj tek bizneset në një fabrikë fasoni në Vlorë do të deklaronte se Garancia Sovrane 2 për biznesin është pa limit kohor.

Po ashtu ajo do të bënte me dije se në kuadër të Planit të Rimëkëmbjes së vendit, do të ketë disa garanci sovrane deri në vitin 2030.

Të dhënat e Ministrisë tregojnë se nga Garancia e parë sovrane për pagat janë 548 raste të aprovuara me një vlerë prej mbi 51 milionë euro ndërsa janë edhe 220 raste të tjerë në shqyrtim.

Kurse, Garancia e dytë Sovrane ka një nivel më të ulët aplikimi, pasi këtu risku ka qenë 60% nga qeveria dhe 40% nga bankat dhe deri tani janë disbursuar mbi 9 milionë euro për 84 kredimarrës nga 154 aplikime.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë