Lajme

Tarifa të reduktuara për regjistrimin e shtëpive të vjetra

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, iu tha banorëve të Himarës se qeveria po mendohet edhe një masë lehtësuese në funksion të regjistrimit të banesave të vjetra.

“Kemi përgatitur edhe një vendim për të reduktuar në minimum tarifat për regjistrimin e shtëpive të vjetra. Shumë shpejt kjo do të bëhet realitet sepse përtej problemeve të vjetra të pronësisë që janë të trashëguara edhe për shkak të mosmenaxhimit të tokës ka shumë shtëpi të vjetra të cilave u mungon dokumentacioni”, theksoi Gjiknuri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë