Pas akuzave të Partisë Demokratike ndaj qeverisë për situatën ekonomike në vend, ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka reaguar në rrjetin social “Facebook”, duke publikuar shifrat që tregojnë ecurinë e biznesit dhe ekonomisë në tërësi. Sipas ministrit në periudhën njëvjeçare 2017-2018 janë hapur 38 mijë vende pune të reja.
Gjithashtu janë shtuar biznese të reja si dhe rritja ekonomike është 4.5 herë më e lartë se ajo e vitit 2013.
“E vërteta e punësimit, bizneseve të reja dhe ecurisë ekonomike!
Qershor 2017- Qershor 2018, janë 38 mijë vende të reja pune në ekonomi.
Në shtatë-mujorin e parë të vitit 2018, janë shtuar mbi 10 mijë biznese të reja (efekti neto nga diferenca mes bizneseve të reja të regjistruara rishtazi dhe atyre të çregjistruara)
Dhe sa për t’ju kujtuar korbave të dëshpëruar….rritja ekonomike aktualisht është 4.5 herë më e lartë se ajo që gjetëm në 2013!”, shprehet ministri Ahmetaj në rrjetin social “Facebook”.



Më herët, deputetja e PD-së Jorida Tabaku deklaroi se kriza po ndjek bizneset në Shqipëri, ndërsa theksoi se shumë prej tyre po detyrohen që të mbyllen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.