Politike

Mini-Shengenit i bashkohet edhe Mali i Zi, Gjukanoviç në Durrës

Mali i Zi duket se ka vendosur t’i bashkohet nismës së Mini-Shengenit Ballkanik. Presidenti malazez Milo Gjukanoviç ka mbërritur sot në Tiranë në ditën e dytë të samitit për Shengenin e Vogël duke iu bashkuar atij serb Aleksandër Vuçiç , kryeministrit maqedonas Zoran Zaev dhe nikoqirit të këtij takimi, kryeministrit Edi Rama,

Mëngjesin e sotëm liderët e Ballkanik kanë vizituar qytetin e Durrësit, ku kryeministri Rama i ka njohur liderët e Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë me dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Ata do të mbajnë një sërë takimesh të përbashkëta të cilat do të përmbyllen me konferencën e përbashkët për shtyp.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/786407475209006/

Ashtu si gjatë pasdites së djeshme, edhe sot takimi është shoqëruar me protesta nga aktivistët e Vetëvendosjes në Tiranë dhe anëtarë të tjerë të shoqërisë civile. Ata janë shprehur kundër ardhjes së Vuçiç në Shqipëri, duke i kërkuar që ai të njohë pavarësinë e Kosovës dhe krimet e luftës shpallet non grata.

Takimi i radhës në Tiranë, vjen pas atij të Novi Sadit të Serbisë që ishte i pari dhe Ohrit në Maqedoni, por këtë herë risi është fakti që i është bashkuar edhe presidenti i Malit të Zi duke zgjeruar hartën e pjesëmarrësve.

Por Kosova ka qëndruar e patundur në qendrimin e saj për të mos marrë pjesë në këtë samit.
Në një reagim, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e cilësoi këtë një “eksperiment rajonal”, të cilin Kosova refuzon ta njohë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë