Media Galeri

Mini Boris! Djali tre muajsh krahasohet me Kryeministrin sa herë që del nga shtëpia

David Barabash, 3 muajsh nga Surrey, Britani tashmë është “zyrtarisht” një mini Boris Johnson për shkak të ngjashmërisë së flokëve.

Ngjashmëria e tij me Kryeministrin u pa nga infermierët menjëherë pas lindjes së tij, sipas nënës së tij Tatiana Doronina, 35 vjeçe.

Tani kudo që shkon Davidi, prindërit e tij ndalen në rrugë nga të huaj që komentojnë për pamjen e tij.

“David është bërë i famshëm. Të gjithë po çmenden për pamjen e tij dhe bëjnë krahasimin me Boris që në momentin e parë që e shohin atë”, tregon mamaja e tij.

Prindërit e Davidit të dy kanë flokë të errët dhe ata ishin të habitur kur djali i tyre lindi me flokë shumë të verdhë.

Tatiana i ka hapur dhe një adresë instagrami foshnjës dhe në profilin e tij ka shkruar me shaka “Nuk është djali i Boris Johnson”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë